Publikimi i një videoje, ku nën flamurin që valëvitet dëgjohet himni kombëtar, nën interpretimin e këngëtarëve të ndryshëm, krejt ndryshe nga melodia e toni i zërit në mënyrën sesi jemi mësuar ta dëgjojmë himnin kombëtar, ka sjellë reagime të ndryshme nga komentuesit në FB të Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Komentuesit nuk kanë qenë dakord me këtë eksperiment, që është bërë me Himnin, duke e quajtur të shëmtuar. Zërave kundër këtij variant të Himnit i është bashkuar dhe ish-ministri i Kulturës Luan Rama, i cili thotë se, ky është një variant i shëmtuar dhe antikushtetues. ”Nuk e di se si mund t’a pëlqeni ju zonja ministreshë e kulturës këtë variant të përçudnuar e të shëmtuar të Himnit Kombëtar, aq sa e publikoni edhe në profilin tuaj të fb nën titullin “E meriton Shqipëria! E meritojnë shqiptarët!, – shkruan deputeti i LSI-së. – Por, meqë shija është individuale, ju mund të pëlqeni gjithçka preferoni, qoftë edhe një shëmti si kjo që i është bërë Himnit Kombëtar, po nuk keni asnjë të drejtë që si ministre e kulturës së vendit tim, të ma propozoni edhe mua apo edhe qytetarëve të tjerë të vendit tim, nuk keni asnjë të drejtë të më thoni se e meriton Shqipëria dhe shqiptarët këtë model të shëmtuar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here