Ish-truproja i Sali Berisha, Izet Haxhia, i kërkuar nga drejtësia shqiptare njoftoi përmes rrjeteve sociale se është vetëdorëzuar në policinë turke.

“Meqë nuk erdhën të më marrin u dorëzova vetë në policinë turke”, njoftoi ai përmes Facebook.

Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg nga gjykatat shqiptare në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë që ai e mohon.

Ish-truproja i Sali Berishës jeton prej vitesh në Turqi, nga ku ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Kryeministrit.

Në fillim të këtij viti, Gjykata e Lartë e Turqisë vendosi ekstradimin e tij në Shqipëri.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here