“Metro” e mendon këngën e Eugent Bushpepës të përkryer

Edhe pak javë na ndajnë nga Eurovision 2018-të  ku Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtari i njohur Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.  Shtetet pjesëmarrëse si çdo vit po zhvillojnë promovimin e këngës në vende të ndryshme të Europës.

Eugent Bushpepa ka dhuruar një përformancë fantastike duke marrë edhe mbështetjen dhe duartrokitjet e publikut.

Prestigjozja britanike “Metro” ka komentuar përformancat në një artikull dhe ka cilësuar ndër më të mirat edhe performancën e Shqipërisë bashkë me Finlandën, Australinë, Spanjën, e Mbretërinë e Bashkuar.

Ata kanë shkruar se:  “Surpriza e natës ishte Shqipëria” dhe  se performanca e Eugent Bushpepës me këngën ‘Mall’ shkoi shumë mirë dhe u prit shumë mirë nga publiku i Amsterdamit. Ishte një nga këngët e para që duhej të zgjidhej,”- ka përfunduar Metro.

Shpresojmë që ky sukses ta ndjek Eugentin edhe në skënën e Eurovisionit me 8 maj në Lisbonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *