Nga Hysni Gurra

Ka tre persona, të cilëve nuk u intereson realisht integrimi i Shqipërisë në BE. Ata janë Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, si edhe gjithe enturazhi i tyre poshtë.

Këto ditë Federica Mogherini dhe Knut Fleckenstein i rekomanduan Këshillit të Europës hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE. Lajm shumë i mirë, por jo lajm sefte.

Shqipëria nuk e ka për herë të parë, por propaganda po e paraqit si ngjarje për herë të parë. Po e shet si punë të kryer, kur dihet se në qershor mjafton një vend antarë i BE-së mos japë pëlqimin dhe kjo flluska do të shfryhet dhe ne sërish do të ngelim me gisht në gojë.

Uroj të mos ndodhë kështu, por shkaqet nuk duket se i kemi bërë më mirë këtë radhë, madje i kemi bërë edhe më keq. Rekomandimi është dhënë nga dy zyrtarë të BE-së, të cilët janë të ngarkuar me një punë për të ndjek një proces dhe rekomandimi është fundi ose si të thuash duhet më i vënë një pikë punës së tyre dhe ata i vunë një pikë.

Ata janë si të thuash trajnerët e ekipit shqiptarë, edhe kur ekipi nuk performon mirë trajneri zakonisht i del në mbrojtje ekipit, sepse në të kundërt del në pah edhe puna e tij e dobët.

Ka një eksitim në rrjetet sociale, shkon deri aty sa po ngrite qoftë edhe një pikëpyetje në lidhje me këtë proces, rrezik të quajnë anti shqiptar.

Nuk ka shqiptar që nuk e do integrimin e vendit, ata që nuk e duan i përmenda në fillim. Për ta integrim do të thotë humbje e shumçkaje që tani e kanë në dorë, ndërsa kjo shumçka që humbin ata, populli e fiton disi me integrimin.

Shqipëria dy vitet e fundit ka bilancin më tragjik në raport me drogën, e ka administruar vetë shteti madje, dhe kjo është fakt.

Shqipëria ka përkeqësim dhe jo përmirësim të korrupsionit dhe kjo është fakt.

Shqipëria ka një ish kryeprokuror që po aludohet se, do të arrestohet sot do të arrestohet nesër.

Për ata që flasin për rritje të nivelit ekonomik, të lexojnë raportet dhe kërkesat e FMN dhe BB të cilët po thonë ulni pagën minimale. Pra, rekomandimi për ulje të pagës minimale nuk besoj se tregon që jemi mirë ekonomikisht.

Daulleve të integrimit, këtë radhe, më fort u kanë rënë ata, të cilët e dinë shumë mirë se në qershor do t’u shfryhet daullja. E bëjnë qëllimisht për të patur lloj lloj alibie në qershor.

Shqipëria e meriton hapjen e negociatave me BE, por nëse kjo shkon në raport të drejtë me rritjen e korrupsionit dhe sidomos me rritjen e parcelave të kanabisit, i bie që për ta merituar plotësisht, këto dy muaj, duhet të mbjellim opium që ta kemi të sigurt hapjen e negociatave në qershor.

Të ketë shkuar Europa në këtë derexhe?!  Ishalla i ka trullosur kanabisi ynë, këto dy vitet e fundit, atëherë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here