Ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin ka paralajmëruar  se Shqipëria do të marrë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave në raportin që do publikohet të martën. Duke folur në një aktivitet për transparencën në buxhet diplomatja e BE u shpreh se puna e bërë nga Shqipëria do të njihet në këtë raport. Vlahutin apeloi për më shumë transparencë në lidhje me fondet e buxhetit të shtetit për të ulur në këtë mënyrë korrupsionin.

Një ditë përpara dhënies së rekomandimit për hapjen negociate me Bashkimin evropian ambasadorja e BE-së në Shqipëri la të kuptohet qartë se Shqipëri do të marrë një përgjigje pozitive. Duke folur në një aktivitet për transparnecën me fondet e buxhetit Vlahutin tha se progres raporti i përgatitur do të njohë punën e mirë që ka bërë Shqipëria.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here