Ish drejtori i FBI, James Comey tha se Donald Trump është një person që moralisht nuk është i përshtatshëm për të qenë president dhe që i trajton femrat si copa mishi.

Comey dha intervistën e parë të rëndësishme të tij që kur u shkarkua nga presidenti Trump, vitin e kaluar. Ai i tha ABC News se Trump gënjen në mënyrë konstante dhe mund të ketë penguar drejtësinë. Disa orë pasi intervista të transmetohej, presidenti u hodh në sulm duke akuzuar Comey-n për shumë gënjeshtra.

“Unë nuk e besoj se ai është mendërisht i paafta apo në fazat e para të demencës. Unë nuk mendoj se ai është mjekësisht i papërshtatshëm për të qenë president. Unë mendoj se ai është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”, tha Comey për programin 20/20 të ABC mbrëmjen e të dielës.

Presidenti ynë duhet të gëzojë respekt dhe të aderojë në vlerat që qëndrojnë në thelb të vendit. Dhe presidenti ynë nuk është i tillë.

Pas transmetimit të intervistës, partia e Trump, përmes komitetit kombëtar republikan, lëshoi një deklaratë ku thuhej se publiciteti i Comey-t për librin e ri të tij tregoi besnikërinë e lartë ndaj vetes së tij. E vetmja gjë më e keqe se historia e Comey-t është dëshira e tij për të thënë gjithçka me qëllimin për të thënë gjithçka vetëm e vetëm që të shiten libra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here