Si mund të përfitoni dhe si mund të evitoni skualifimimin për shkak të dokumenteve,

Nisin sot prill aplikimet për programin e kredive të buta në Tiranë, nga i cili do të përfitojnë rreth 500 familje.

Përgjegjësi i Shërbimeve Publike, Njësia Administrative, Nr.4, Denis Lakollari: “Të hënën, në datën 16 prill fillojnë aplikimet për programin e strehimit për banesat që meren me kredi. Qytetarët sipas udhëzimit mund të vijnë të aplikojnë nëpër njësitë administrative”

Faza e parë e aplikimeve që do të kryhet pranë njësive adiministrative do të zgjasë një muaj. Specialistët bëjnë apel që qytetarët të kenë kujdes me plotësimin e formularit dhe deklarimin e të ardhurave.

“Formulari tip i jepet qytetarit nga njësia administrative dhe plotësohen të dhënat e gjendjes familjare, të të ardhurave si dhe kritere të tjera që janë në formular. Kriteret janë bërë pak më strikte sidomos në nivelin e të ardhurave që duhet të kenë familjet. Kështu që deklarimi që ata duhet të bëjnë duhet të jetë shumë i saktë për të mos pasur gabime apo skualifikime më vonë gjatë këtij programi”  

Gjithashtu, për të kërkohet që ato të përmbushin afatin e vlefshmërisë 3 muaj.

“Çdo dokument i marrë nga zyrat shtetërore duhet të ketë vlefshmëri 3 mujore deri në mbledhjen e marjes së vendimit nga Këshilli Bashkiak. Në rast se bëhet një mbledhje në qershor, dokumenti i dorëzuar në Bashki duhet të ketë vlefshmëri 3 mujore, pra në qershor duhet të jetë i vlefshëm, përndryshe skualifikohesh nga ky program”  

Pas fazës së parë, të gjitha aplikimet e bëra në njësitë administrative për strehim nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë, do të shqyrtohen në Bashkinë e Tiranës për të bërë dhe përzgjedhjen e familjeve që plotësojnë kriteret për të marrë kredi të butë më interes 3%, e cila duhet të shlyhet brenda 20 vitesh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here