800 deri në 14 mijë euro është tarifa që  i duhet një studenti të paguajë për një diplomë në degën ekonomik në nivelin bachelor. Dega ekonomikut është një ndër më të preferuarat nga maturantët  të cilët aplikojnë për të ndjekur studimet e larta. Kjo, sipas drejtuesve të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, vjen si rezultat i  rritjes së kërkesës për tregun e punës.

Televizioni SCAN ka nxjerrë tarifat për 13 universitete që ofrojnë këtë degë për tre vitet e para të studimit në nivelin e parë bachelor, të cilat variojnë  nga 1400 euro në vit deri në 3510 euro.

Po cilat janë tarifat sipas universiteteve? 1400 euro është pagesa  në universitetin “Uisdom” , 1500 euro në  “Albanian University” dhe “Metropolitan Tirana”, ndjekur nga  “Marin Barleti” dhe “Akademia Profesionale e Biznesit” me 1600  euro në vit.  Ndërsa “Universiteti Europian i Tiranës” këtë vit akademik ofron një tarifë 30% më të ulët se një vit më parë , 1750 euro ndjekur nga “Universiteti  Mesdhetar i Shqipërisë” me 1800 euro. 2000 euro është tarifa vjetore për degën ekonomik në universitetin “LUARASI” dhe në “Institutin Kanadez të Teknologjisë”, ndërsa  2500 euro në universitetin “EPOKA” dhe në “Universitetin e Biznesit të Tiranës” . Tarifa vjetore që duhet të paguajë një student në universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” është 2260 euro dhe në Universitetin “Neë York Tirana”  tarifa vjetore është  3510 euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here