Konsultimet publike të qeverisë po bëhen paralel me koncesionarin. Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli bëri të ditur në takimet me banorët e Hasit dhe të Kukësit se Rruga e Kombit duhet të përfundojë së ndërtuari.

Për të mbaruar kjo rrugë, sipas projekteve fillestare të fizibilitetit, duhen 240 deri 260 milion euro pasi asnjë njeri nuk e ka bërë azhornimin se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit kur rruga natyrisht mund të ketë degraduar në element të rëndësishëm të saj. 260 milion euro që nuk janë. Borxhi që lahet çdo vit i kësaj rruge, principal plus interesa është rreth 40% e krejt taksës së qarkullimit që mblidhet në rang Shqipërie. Rruga është menaxhuar ashtu siç është menaxhuar dhe ka ardhur me një histori të veten ashtu sikurse ka ardhur. Kjo rrugë duhet mbaruar”, – tha Shkreli.

Kryebashkiaku i Hasit Adem Lala tha se qytetarët e kësaj bashkie nuk janë kundër tarifës por kërkojnë që ajo të jetë e përballueshme. Në takimin e zhvilluar në Kukës, Safet Gjici u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhjeje për sa i takon lehtësimit të tarifës së komuniteteve lokale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here