Në portalin e-Albania u publikuan sot 13 shërbime të reja elektronike me pagesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Kjo u bë e ditur nga Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në Facebook, në të cilin thekson se vijon lehtësimi i shërbimeve në administratë duke reduktuar mundësitë për korrupsion dhe radhët e gjata.

“Çdo ditë një hap në rrugën për Shqipërinë që duam. Vazhdojmë lehtësimin e shërbimeve dhe uljen sistematike të ndërveprimeve direkte me administratën, duke reduktuar vijimësisht mundësitë për korrupsion, radhët e kota dhe humbjet e kohës”, shkruan kryeministri.

Kreu i qeverisë bën të ditur se “sapo u publikuan në portalin e-Albania 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:

  1. Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël;
    2. Tatim i Lojërave të Fatit;
    3. Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi;
    4. Tatim i Mbajtur në Burim;
    5. Tatim mbi Vlerën e Shtuar;
    6. Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin; 7. Tatim Fitimi
    8. Tatim mbi të Ardhurat Personale
    9. Taksat Kombëtare
    10. Tarifat Kombëtare
    11. Renta minerare
    12. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
    13. Detyrime globale/Penalitetet

“Puna vazhdon, përditë dhe rezultatet do të ndjehen hap pas hapi në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesin”, shprehet Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here