E ardhura mesatare për frymë e një shqiptari është 513 mijë lekë. Vlerësimi më i fundit i bazë vjetore i Institutit të Statistikave, tregoi se për vitin 2016 mirëqenia mesatare e shqiptarëve u rrit në përmasa mjaft modeste, me rreth 3% krahasuar me vitin 2015. Madje kjo rritje nuk erdhi e gjitha nga rritja e prodhimit të brendshëm bruto, por edhe për shkak të rënies së numrit të përgjithshëm të popullsisë, fenomen që po vazhdon prej vitesh.

Sipas shifrave krahasuese të Bankës Botërore, me rreth 4100 dollarë për frymë, Shqipëria ngelet vendi i tretë më i varfër në Europë, duke lënë mbrapa vetëm Kosovën dhe Moldavinë. Prodhimi bruto për frymë në Shqipëri është sa 12.8% e prodhimit mesatar në Bashkimin e Europian, çka, mes të tjerash, tregon sa i thellë është hendeku i integrimit ekonomik në Union. Krahasuar me vendin më të pasur, Luksemburgun, prodhimi për frymë në Shqipëri është vetëm 4%.

Të dhënat e INSTAT treguan se edhe për vitin 2016 Shqipëria ngeli një ekonomi thellësisht e orientuar te shërbimet. Bujqësia dhe industria, të marra së bashku, kontribuan me vetëm 0.5 pikë përqindje kundrejt një rritje ekonomike reale që INSTAT e vlerësoi në 3.35%. Pjesa dërrmuese rritjes erdhi nga shërbimet dhe sidomos nga aktiviteti tregtar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here