Në krahasim me 2018, fondi për rritjen e pensioneve shtohet në vlerë modeste. Në 2019, qeveria ka në plan të shpenzojë 1.4 miliard lekë për rritjen e pensioneve.

Në programin e buxhetit afatmesëm parashikohen rritje të fondeve për shpronësimin e pronarëve dhe kompensimin për ish-të përndjekurit.

Për pensionet, politika të reja rritjesh janë programuar në vitin 2019. Për këtë vit, për kategorinë e pensionistëve, sipas reformës së pensioneve, qeveria ka parashikuar indeksim më shumë se norma e inflacionit.

Në vendimin e buxhetit afatmesëm për periudhën 2017-2019, qeveria ka programuar rritje të ardhurash në buxhet për çdo vit, rritje të shpenzimeve të përgjithshme dhe shpenzimet për investime kapitale.

Për rritjen e pensioneve fondi që do të përdoret do të jetë me vlerë 1.4 miliardë lekë. Për kategorinë e pensionistëve qeveria ndjek çdo vit politikën e indeksimit të pensioneve, sipas ligjit për reformën e pensioneve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here