Nuk përballoi vdekjen e të shoqes, vetëvritet me çifte i moshuari

Një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike ditën e sotme. Policia bën me dije se rreth orës 14:00, në lagjen “Sporti” në Gramsh, në banesë shtetasi A.Z., 79 vjeç është vetëvrarë me armë gjahu çifte, të cilën e ka patur me leje.

Nga veprimet e para hetimore në trupin e 79 vjeçarit nuk u konstatuan dëmtime apo  shenja dhune. Nuk duhen ende shkaqet që e kanë shtyrë viktimën të ndërmarrë një akt të tillë për jetën.

Mësohet se i moshuari jetonte me djalin dhe nusen, dhe para pak kohësh i ishte ndarë nga jeta bashkëshortja.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *