Gjatë seancës parlamentare në Kuvend, opozita ka bllokuar foltoren dhe ka kërkuar largimin e kryeministrit Rama, për shkak të gjuhës së tij vulgare dhe pa etikë.

Senaca është ndërprerë dy herë nga kreu i Kuvendit Ruçi, gjë që nuk e ka penguar opozitën të godasë me miell, letra dhe shishe uji drejt kryeministrit, ku protagonist ka qenë deputeti demokrat Flamur Noka. Rama, i cili u prek nga pluhuri i bardhë, nuk ka reaguar, por ka hequr xhaketën dhe ka qëndruar me këmishë.

Pas këtij momenti, Ruçi ka përjashtuar nga seanca deputetët demokratë, Noka dhe Ervin Salianji.

Por opozita nuk është mjaftuar me aq, sepse deputeti tjetër demokrat, Klevis Balliu ka goditur me letra dhe shishe me ujë në drejtim të kryeministrit. Kryeparlamentari Ruçi i ka komunikuar Balliut përjashtimin nga seanca dhe ka kërkuar mbledhjen e Byrosë për ndëshkim të deputetëve që kanë thyer rregulloren dhe kodin e etikës.

Më herët, duke përfituar nga ardhja e Ramës në seancë, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka gjetur një mënyrë për të simbolizuar edhe më shumë protestën e opozitës në mbrojtje të kuksianëve të arrestuar për “Rrugën e Kombit”.

Deputeti i Kukësit, i është afruar Ramës dhe para tij ka lënë një parullë me mbishkrimin “Liro kuksianët”.

Rama nuk reagon, ndërkohë një oficer i Gardës së Republikës i afrohet Nokës, i cili e këshillon të mos e heqë parullën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here