Shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn do t’i dorëzojnë qeverisë shqiptare, progres-raportin për zgjerimin më datë 17 prill në Tiranë.

Mësohet se pas vizitës në Tiranë, dy zyrtarët e lartë të BE-së do të udhëtojnë drejt Maqedonisë, e cila është në hapat e fundit të negociatave për emrin në Greqinë, lëvizje që do t’i hapte rrugën procesit integrues.

Komisioni Europian do të publikojë progres raportin më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor. Qeveria shqiptare pret që pikërisht atë ditë të vijë dhe propozimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë, me Bashkimin Europian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here