Andis Harasani

Ekonomia shqiptare nuk është në rrezik nga mbipërdorimi i Euros. FMN si gjithnjë gabon në parashikiment ekonomike. Ekonomia shqiptare po shkon drejt vdekjes nga dhënia e koncesioneve dhe lejeve të ndërtimit. Po shkon drejt vdekjes, sepse cdo dite, cdo sipërmarrësi në Shqipëri po i bëhet e qartë që duke punuar ndershëm, duke prodhuar ose ofruar shërbime ndershëm s’do të mundet të rrisë atë cka u afron fëmijëve të tij në tavolinë.
Ekonomia shqiptare po vdes sepse po i hiqet iniciativa biznesit për të ecur përpara, për të investuar më shumë dhe më zgjuar. 
Në botë ka dy lloj shtetesh që rriten ekonomikisht. Në njerin grup janë vende si SHBA që rriten me 2 % cdo vit që nga 1900 dhe në grupin e dyte vende si Singapori dhe Botsëana që janë rritur me nga 10 % në vit për 20 vite rresht. Të gjitha vendet e tjera hynë në njërin grup ose në tjetrin. Dhe e vetmja pikë e përbashkët që kanë është lejimi dhe perfeksionimi i ekonomisë së tregut. 
Vende si Shqipëria që kerkojnë të rriten nëpërmjet koncesioneve dhe lejeve korruptuese në ndërtim nuk kanë rritje ekonomike. Përkundrazi!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here