Pep Guardiola zbuloi të premten e shkuar se në merkaton e janarit i është ofruar nga manaxheri Mini Raiola, mesfushori francez Paul Pogba.

Por, duket se Manchester City nuk është e vetmja skuadër ku Raiola ka trokitur. Siç zbulon “Sports Illustrated”, agjenti italian i futbollit ka qenë në bisedime edhe me Real Madrid për transferimin e Pogba në Madrid, pasi nuk po kalonte një moment të mirë te United. Për rreth një muaj, francezi humbi vendin në formacion dhe rikthimin e bëri të shtunën në derbi, kundër City, ku edhe shënoi dy gola.

Në fakt, Real Madrid ka refuzuar ofertën e bërë nga Raiola, duke u shprehur se në skuadrën e Real Madrid nuk ka një vend për Pogba, me aq shume mesfushorë që Zidane ka në skuadrën e tij. Pogba është ende i pavendosur për të ardhmen e tij dhe me manovrat e fundit duket se Raiola po përpiqet shumë për ta larguar nga Anglia.

PSG dhe Juventus duken për momentin të vetmet skuadra që kanë një interes konkret për të, edhe pse prishja e kontratës ka një vlerë shumë të madhe monetare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here