Marko Bello

Sa here qeveritë në vendin tonë ndjejnë zgjimin dhe reagimin e popullit të shumëduruar, nxitojnë të kërcënojnë me forcën dhe ashpërsinë e ligjit dhe organeve ligjzbatuese.

Por, ligji nuk mund të jetë “gjarpri që pickon vetëm këmbëzbathurit”, pra forca e ligjit duhet të jetë e barabartë mbi të gjithë qytetarët, që nga presidenti i vendit e deri tek qyetari më i thjeshtë.

Me të drejtë profesor Hysamedin Feraj theksonte se kryeministri aktual e kupton dhe zbaton padrejtesisht ligjin. Njëlloj si paraardhësit e tij , ai ia ka rrënuar themelin çdo force të ligjit, duke e zbatuar ligjin vetëm kundër të dobtëve dhe duke e reduktuar ligjin njerëzor (juridik) në ligje të natyrës, ndersa shtetin në gjendje natyrore, pra, në opozitën e shtetit.

Taksa që Qeveria ka miratuar për rrugën e kombit është prova më e qartë se ajo e tejkalon të drejtën e ekzekutivit për të imponuar taksa ndaj qytetarëve, kur ato janë taksa të dy dhe trefishta.

Ndërsa reagimi i ashpër ndaj protestës së banorëve të Kukësit shkel parimin e proporcionalitetit, duke mos bërë dot dallimin midis dëmit dhe riparimit të tij: kur ndëshkimi është disproporcional me dëmin, drejtësia kthehet në padrejtësi dhe e drejta kalon në anën e të ndëshkuarit.

Shteti mbahet me taksa dhe të gjithë duhet të paguajnë taksa, dëgjohen të klithin të dashuruarit pas qeverive të dhunshme dhe arrogante. Sigurisht që taksat duhen paguar, por në rastin e taksave për mirëmbajtjen e rrugëve qytetarët kanë paguar paradhenie dhe jo pak.

570 milione dollarë është shuma që perfiton qeveria cdo vit nga taksa e qarkullimit rrugor dhe taksa e karburantit, ndërsa kostoja për mirëmbajtjen e të gjithë rrjetit rrugor të vendit shkon 50 milionë USD, ndërsa për rrugën Durrës-Kukës rreth 8 milionë dollarë.

Atëhere, përse u dashka vendosur një takse 5 Euro shtesë? Apo për të siguruar 17 milione euro në vit, nga të cilat 10 milionë do të përfundojne diku, sigurisht jo në buxhetin e shtetit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here