“Nuk ka paqe në parti”

Me ironi, populli ka thënë: “U mbars mali, polli një mi!”. Këto “ditë të Kukësit” “mali” i politikës shqiptare, u mbars dhe polli disa minj, që lëvizin dhe lëshojnë disa zëra “guturalë” siç do t’i quante Xhek London pot ë ishte shkrimtar shqiptar.

Duke lexuar shkrimin e një miku, me të cilin punova në Presidencë, lidhur me çmendjen e radhës së qeverisjes, mu kujtuan shumë prej atyre mësimeve të mëdha të politikës botërore, të cilat dua t’i vënë dukje.

Zoti Kryeministër!

A të pëlqen thënia “Dija flet, mënçuria dëgjon.”?!

Për arsyen e vetme se çdo gje e bërë mirë është më mirë se ta thuash mire siç bëni JU!

Po e shfaqni veten njësoj si ai fanatiku që nuk e ndryshon mendjen e tij dhe që nuk do të ndryshojë subjektin në fjalë.

Por mos harroni se shakaja (vërtetë është gjysma e së vërtetës), por është një diçka shumë serioze këto ditë!

Gjithashtu, mos harroni se gënjeshtra shëtit gjysmën e botës deria e vërteta të marrë frymë lirisht.

Tek e fundit, burri qeverisës duhet të bëjë atë çfarë duhet të bëjë (dhe çfarë ka premtuar), pavarësisht pasojave personale; pavarësisht prej pengesave, rreziqeve dhe presioneve, për arsye se kjo është baza e gjithë moralit të shëndoshë njerëzor, nga binarët e të cilit ka rrëshqitur me kohë politika shqiptare.

Po tregoheni pessimist, për arsye se shikoni vështirësi në çdo mundësi, ndërkohë që po të ishit optimist, sikundër premtuat me “Rilindjen”, do të shikonit mundësi në çdo vështirësi, veçanërisht, një si kjo e Kukësit.

Më kujton një këngë popullore, që vjen nga trevat prej të cilave ke një prejardhje, edhe pse nuk më duket e gjetur për krahasim, por e gjetur në përmbajtje, që po e citoj:

O, SPIRO PROGONATI?!

SHIKO SE KU TË ÇOI INATI?!

Politikanit lider i nevojitet aftësia për të parashikuar çfarë do të ndodhë nesër, javën që vjen, muajin që vjen dhe vitin që vjen; pra, ai duhet të ketë aftësinë, që më pas, të shpjegojë në publik përse nuk ndodhi ashtu sikundër e parashikoi dhe përse qytetarët nuk e miratuan njësoj sikundër i dhanë votën.

Të gjitha gjërat bëjen të thjeshta dhe shumë prej tyre mund të shprehen me një fjalë të vetme: liri, drejtësi, nder, detyrë, mëshirë, shpresë.

Ku janë?!

Qëndrimi politik i një lideri politik në histori ka qenë, është dhe mbetet një prej gjërave të vogëla, por që ka bërë një diferencë të madhe në historinë politike të demokracive perëndimore, e kundërt me qëndrimin e diktatorëve dhe qeverisësve autoritarë.

Kanë ikur kohët që betejat në demokraci të fitohen me masakra. Sa më i madh dhe i mençur të jetë lideri politik, aq më shumë kontribuon në manovër dhe më pak në masakër.

Pra, fjalimet duhet të jenë sa më të shkurtëra dhe më të mirat dhe, sidomos, fjalët e mençura më të mirat e të gjithave.

Ku i ke?!

As forca dhe as arroganca, por përpjekja e vazhdueshme janë kyçi i potencialit të pakufizuar të një lideri politik.

Tregoji, nëse ke të tilla!

Ja përse me të drejtë kuraja vlerësohet si e para prej cilësive njerëzore, për arsy se është cilësi që garanton gjithë të tjerat; është dhe mbetet ajo që duhet për të qëndruar dhe folur drejt; është dhe mbetet, gjithashtu ajo, që duhet për t’u ulur dhe dëgjuar qytetarët.

Negocio jashtë frikës!

Kurrë të mos frikësohesh për të negociuar!

Kritika mund të mos jetë e pranueshme, por është e domosdoshme, sepse përmbush të njëjtin funksion ashtu si dhimbja në trupin e njeriut, pasi kërkon vemendje për një gjendje kur punët nuk shkojnë mirë.

Një program veprimi në demokraci ka kosto dhe risqe, por ato janë aq shumë pak në krahasim me kostot dhe risqet e pafund të mosveprimit, ose veprimit me arrogancë.

Mos harro thënien e Presidentit Kenedi: “Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi për ju, por pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin.”.

Në një krizë lideri politik duhet të jetë i vetëdijshëm për rrezikun, por duhet të njohë edhe mundësitë.

Ndryshimi është ligji i jetës dhe të gjithë ata që e shohin vetëm në të kaluarën, ose të tanishmen humbin të ardhmen.

Një lider politik i zakonshëm mendon për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa një lider politik vizionar mendon për gjeneratat e ardhshme.

Ku janë premtimet?!

Dyfytyrësia në politikë, nuk është rrjedhojë e qëndrimeve dhe moralit të njëjtë, por i hendekut që krijon midis asaj që thua dhe asaj që bën.

Në qoftë se duam që shoqëria shqiptare të jetë e lirë, është e rëndësishme të njihet se kur qytetari nuk dëshiron diçka të veçantë, nuk është justifikim i mjaftueshëm përdorimi i detyrimit/forcës.

Detyra kryesore e një lideri politik është puna me opinionin publik, për të bërë të mundur atë që, politikisht, duket e pamundur.

Një shoqëri që nuk ka atë që secili individ ka vlerat e veta të tij të cilat ai ka të drejtë t’i ndjekë nuk mund të ketë respekt për dinjitetin e individit dhe nuk mund ta njohë me të vërtetë lirinë.

Protesta është pjesë e lirisë së qytetarit shqiptar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here