Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka sqaruar nenin 11 të kontratës së qeverisë me konçesionarin, ku sipas tij parashikohet dimensioni social për banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

 “Neni 11.7 i kontratës së koncesionit që titullohet përdoruesit e përjashtuar dhe përdoruesit e shpeshtë. Këtu ka përdorues të përjashtuar që janë automjetet e policisë rrugore, autoambulancat, automjetet e forcave zjarrfikëse dhe automjetet ushtarake. Pra, ky është një element, shtyllë e kontratës e negociuar me kujdes. dhe 11.8 përdoruesit e shpeshtë. Thelbi i 11.8 është që autoriteti kontraktor së bashku me konçesionarin janë në të drejtë të kontratës dhe kanë më shumë se një muaj që diskutojnë përqasjen sociale që do të bëjën për banorët e Kukësit, hasit dhe Tropojës. Ka një muaj e gjysëm që diskutohet në bazë të këtij neni. Dhe konçesionari ka detyrim të bëjë një bazë sociale. Këtu ka dhe një paragraf tjetër, atë të 120 mijë euro në vit ku thotë se konçesionari do paguajë autorirtetin kontrator shumën si pagesë e drejtëpërdrejtë që do tëkenë për qëllim minimizimin e dimensionit social. Të treja këto blloqe, i kanë lënë detyrimin dhe të drejtën qeveris ëtë bëjë mbrojtje sociale që do e bëjë me shumë vëmendje si pjese e pagesës së solidaritetit që kjo qeveri nuk e ndanë nga vetja”, tha Ahmetaj.

Ai tha se taksa eqarkullimit nuk mjafton as për borxhet që janë marrë për rrugët. “Taksa e qarkullimit nuk majfton as për borxhet që janë marrë për rrugët. Aq është taksa e qarkullimit. Gjithë kjo ku shkojnë paratë e taksës së qarkullimit janë qesharake. Shkon për të paguar borxhin e rrugës së Kombit, rreth 37% para të mara borxh për rrugën e pambaruar. Nëse doni debat se ku shkon taksa e qarkullimit”.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj është thirrur në komisionin parlamentar të Ekonomisë për të dhënë shpjegime për skemën që do të aplikohet për përdoruesit e shpeshtë të rrugës së Kombit dhe banorëve të zonës së Kukësit.

Teksa sqaroi dhe njëherë se si ka nisur proces i maturuar i filliuar në vitin 2011 ai komentoi edhe protestat e opozitës, të cilat vazhdojnë edhe ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës.

“E gjithë përqasja që ka opozita sot është politike, destabilizuese dhe s’ka të bëjë fare me qytetatrët që në të drejtën e tyre mund të ankohen për tarifën e përdorimit të rrugës”, tha Ahmetaj.

Ai vijoi më tej se tarifa e vendosur nga qeveria Rama është më e ulët se ajo e qeverisë Berisha. “Nëse skenari i IFC parashikonte tarifë mes 5.3 dhe 5.9 euro pa TVSH për një makinë, marrëveshja e arritur nga qeveria jonë mundësoi një tarifë 5 euro me TVSH. Këtu më duhet të bëj një dallim thelbësor mes qeverisë Berisha”, vijon Ahmetaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here