Masa e sigurisë për 23 të arrestuarit e protestës së organizuar në Rrugën e Kombit do të jepet të mërkurën në orën 09.00.

Këtë bëri të ditur para mediave kancelari i Gjykatës së Kukësit, Shikim Korbi. Ndërkohë para gjykatës në Kukës janë mbledhur mjaft qytetarë të cilët vijojnë protestën e tyre për lirimin e të arrestuarve.

Ndërkohë protesta vijon edhe në Tiranë, për të arrestuarit e të shtunës, të cilët qëndrojnë në qeli prej tri ditësh.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se opozita do të qëndrojë në krahë të qytetarëve, duke mbështetur kërkesën e tyre. “Kërkesa e qytetarëve është lirimi i atyre që janë arrestuar në mënyrë të padrejtë, antikushtetues dhe tëpaligjshme”, tha Tabaku.

Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here