Policia e Tiranës dhe gjashtë komisariatet e saj kanë kaluar në shërbim të përforcuar për shkak të protestave që vijojnë përballë drejtorisë së policisë së kryeqytetit.

Krahas komisariateve në gatishmëri të plotë kalojnë dhe forcat “Shqiponja”. Që prej të dielës kur një pjesë e të arrestuarve të protestës në rrugën e Kombit u sollën në Tiranë, edhe në kryeqytet po zhvillohen protesta për lirimin e tyre.

Ndërkaq, mësohet se sot ata do të transportohen drejt Kukësit ku dhe do të njihen të mërkurën në orën 9.00 me masat e sigurisë. Mësohet se të arrestuarit do të shoqërohen nga Forcat Speciale për të shmangur kështu incidente të mundshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here