Duket se klima “miqësore” mes Athinës dhe Tiranës, nuk është më e tillë. Anullimi i vizitës së prillit të Alexis Tsipras, fill pas një fundjave familjare në Turqi e kryeministrit Edi Rama, ka lënë pasoja. Mësohet se Nikos Kotzias gjatë bisedimeve të papritura në Tiranë ka kërcënuar që do të ikë nga tryeza, nëse hapet Çështja Çame. Por, Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, deklaron se i vetmi njeri që duhet të çohej nga tryeza e bisedimeve duhet të ishte Ditmir Bushati, përderisa mes dy vendeve ka ende një ligj lufte.

Ja cili është reagimi i kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi për takimin Bushati-Kotizas.
Në takimin që është zhvilluar mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në tavolinën e diskutimeve, sipas mediave, Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet Çamëria, në të kundërt ai do të çohet nga tavolina. Nëse ky lajm është i vërtetë po ju kujtoj, që Çështja Çame është dhe mbështetet me dokumenta detyruese dhe jo çështje dëshirash për shtetin shqiptar.

Çështja e shqiptarëve të Çamërisë mbështetet mbi ligjin e Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994, që e njeh 27 qershorin si ditën e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë dhe Rezoluta për Çështjen Çame.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë, por po të ishte për të çuar nga tavolina, duhej të çohej Bushati, i cili për sa kohë Greqia nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, duhej të mos ulej në tavolinë me një vend që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here