PDIU ka reaguar në lidhje me takimin e sotëm ndërmjet Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias, ku u diskutua marrëveshja mes dy vendeve për kufirin detar.

Përmes një deklarate për shtyp, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi njofton se ministri grek Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet çështja çame.

Ose në të kundërt, sipas Idrizit, ministri grek ka paralajmëruar se do të  çohej nga tavolina.

“PDIU është për është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë të çështje të pazgjidhura, duke përfshirë edhe çështjen çame” shprehet Idrizi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here