Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për vendimin e qeverisë që përjashton nga taksat për pronën hotelet me pesë yje, ndërkohë që nuk hiqen taksat për pensionistët.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se ky vendim është një skandal që tregon se qeveria urren të varfrit.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

“Skandali. Paguajnë takse prone pensionistët, por jo hotelet me 4 dhe 5 yje. Qeveria, që urren të varfrit ka vendosur të paguajnë taksën e pronës pensionistët, por edhe dhjetëra mijëra familje që paguhen dhe kanë të ardhura shumë të pakta.

Qeveria e oligarkëve ka vendosur që hotelet me 4 dhe 5 yje të përjashtohen dhe të mos paguajnë taksën e pronës. S’kanë faj hotelet me 4 dhe 5 yje, janë shumë më të varfër se pensionistët dhe shqiptarët me pagë minimale. Shqiptaret janë pa drejtim.##”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here