Aplikimi për pasaportë për fëmijë apo për të rritur do të kushtojë më shtrenjtë nga dita e sotme e 27 marsit.

Deri më sot një pasaportë e re apo një rinovim i saj për të rriturit (mbi 16 vjeç) kushton 72.50 paund në Britani.

Ndërsa nga nesër tarifa do të rritet në 75.50 paund për aplikimet online dhe 85 paund për aplikimet në postë. Rritja e tarifës llogaritet se do të sjellë për Zyrën e Pasaportave një të ardhur shtesë prej 50 milion paund në 2018-2019.

Pasaportat për fëmijë do të rriten, nga 46 paund që është aktualisht në 49 për aplikimet online, dhe 58.50 për ato postare.

Rritja prej 12.50 dollarësh për shërbimin postar paraqet një rritje prej 17 për qind për të rriturit dhe 27 për qind për fëmijët.

Pse po bëhen këto ndryshime?

Sipas Zyrës së Pasaportave ky ndryshim nuk ka lidhje ndryshimin e ngjyrës së pasaportës në blu, pasi Britania të largohet nga BE.

“Ndryshimet mbështeten nga kompetencat e reja të vendosjes së tarifave që i janë dhënë Zyrës së Pasaportave sipas Aktit të Emigracionit 2016, në mënyrë për të patur më shumë burime që i nevojitet për përpunimin e gjashtë milion aplikimeve në vit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here