Vettingu i gjyqtarëve, “anëtari i Kushtetueses fshehu 480 mijë $”

Seanca e parë dëgjimore e Vettingut nisi me Fatos Lulon, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese prej pesë vitesh.

Por Lulo nuk u paraqit para trupës gjyqësore të Komisionit të Pavarur të kualifikimit, ndërsa kishte dërguar si mbrojtës avokatin.

I kaluar në filtrat e KPK prej 5 muajsh së bashku me aftësitë profesionale, lidhjet e tij dhe pasuritë, gjyqtarit kushtetues iu përmend si i dyshimtë vetëm burimi i pasurive.

Inspektoriati i Larte i Deklarimit të Pasurive tha relatorja Etilda Çiftja konkludon se Fatos Lulo ka kryer deklarim të rremë përsa kohë nuk dihet burimi i pronave.

Për këtë u numëruan në seancë si pasuri të gjyqtarit kushtetues, shuma prej 100 mijë dollarësh që iu dhurua nga e motra Drita Lulo, kontrata e borxhit prej 480 mijë dollarë me të cilën ishte planifikuar të blihej shtëpi në Toronto të Kanadasë.

Një zyrë e dhurua sërish nga e motra dhe shtëpia e Fatos Lulos në Tiranë. Por avokati i tij kundërshtoi me arsyetimin se Fatos Lulo ka të njëjtën banesë të blerë nga puna e tij dhjetë vjeçare si avokat dhe 100 mijë euro dhe një zyre të dhuruar nga motra. Shuma tjetër prej 480 mijë dollare kanadeze nuk u mor kurrë sipas tij.

“Legjitimiteti i të ardhurave të saj, sikurse vllazëria e shëndetshme dhe raporti tërësisht shqiptar vëlla-motër janë për ne krejtësisht të provueshme. Natyrisht nën etiketimin e kulakut të çdo gjyqtari e prokurori e keni shumë të lehtë të thoni dhuratat qindra mijëra euro, në para janë 100 mijë dollarë dhe një zyrë kaq janë”, tha Visha.

Visha komentoi edhe raportin e Inspektoriatit i cili është një nga tre shtyllat e vettingut.

“Është tërësisht një ide biznesi i tij dhe familjes së tij. ILDKPI që ju e citoni me iniciale ka 14 vjet, 15 vjet që kontrollon zotin Lulo pa asnjë problematikë, madje edhe rezultati kur është kontrolluar posaçërisht rezultati ka qenë i njëjtë”, tha ai.

Gazetarja e TCH, Anila Hoxha
 : Pse u shprehët habitorë nga gjetjet e ILDKPI?

-“Nuk ka gjetje, ka përpjekje për të zhvarrosur kufom që janë varrosur dhe janë kontrolluar nga mjeku ligjor, pra përpjekja e ILDKPI me këto rezultate është e paqenshme, e palogjikshme”, tha Visha.

Të premten Komisioni i Pavarur për Kualifikimin do të shpallë vendimin, nëse Fatos Lulo do të qëndrojë në sistem apo do të dalë jashtë drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *