Emigrantët shqiptarë që jetojnë në 10 shtete në botë , përfitojnë nga marrëveshjet për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve, të cilat u jepin mundësinë që të mos humbasin kontributet e derdhura si në Shqipëri edhe në vendin ku janë rezidentë për asnjë ditë pune.

Marrëveshja e fundit është ajo me Austrinë për njohjen e ndërsjelltë të kontributeve shoqërore. Llogaritja bëhet e tillë që mblidhen periudhat e sigurimit për të përfituar, por secili shtet jep pensionin e tij në bazë të viteve të punës dhe kontributit të dhënë në atë vend, duke bërë që emigrantët të përfitojnë dy pensione njëkohësisht.

Aktualisht përfitojnë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Belgjikë, Luksemburg, Hungari, Çeki, Rumani, Turqi, Maqedoni, Gjermani, Kanada, Austri.

Ndërkohë që emigrantët shqiptarë në Greqi apo Itali apo në shtete me të cilat vendi ynë nuk ka një marrëveshje, mjafton të ketë punuar qoftë edhe një muaj në një nga vendet me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen dhe mund të përfitojë njohjen e kontributeve të pensionit të fituara në secilin prej vendeve të BE-së.

Prej vitesh institucionet shqiptare janë në tentative për të lidhur marrëveshje me Italinë dhe Greqinë, ku dhe numri i emigrantëve që jetojnë dhe punojnë është më i larti, por duket se nga këto dy shtete mungon vullneti politik për hapjen e negociatave.

Ndërkohë janë në rrugë të mbarë negociatat me Zvicrën dhe së shpejti pritet lidhja e marrëveshjes, ndërsa vazhdojnë diskutimet me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here