Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur sot listën e me datat  konkurseve për infermierët, fizioterapistët dhe teknikët e imazherisë. Sipas MSHMS, kjo është bërë me vlerësimin paraprak të plotësimit të kritereve ligjore dhe njëkohësisht të pikëve të marra nga dosja sipas mesatares, vjetërsisë në punë, diplomave në master e gjuhë të huaj.

Ndërkohë, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli përmes një deklarate për shtyp u shpreh se u është dhënë kohë 2354 aplikantëve për të plotësuar dokumentacionin e nevojshme, pas fazës së parë të shpalljes së listës paraprake të kandidatëve të interesuar. Sipas MSH-së janë 1945 kandidatë që do të testohen për 416 vende të lira punë për pozicionet e infermier, teknik imazherie dhe fizioterapist.

Më konkretisht:

  • 1376 infermierë
  • 300 mami
  • 59 fizioterapistë
  • 98 teknikë imazherie
  • 107 teknike laboratori
  • 5 logopedistë

Të interesuarit mund të marrin informacione të nevojshme lidhur me renditjen dhe pozicionin e tij në listë në portalin www.infermierepershqiperine.al, ku është publikuar edhe lista e plotë.

Sipas njoftimit të MSH, të interesuarit kanë 5 ditë kohë, nisur nga dita e sotme për të paraqitur ankesën e tyre dhe pas 5 ditëve për shqyrtimin e ankesave. Lista përfundimtare e kandidatëve të cilët do të futen në testim do të publikohet me datën 29 mars. Më pas do të bëhet testimi me shkrim, i cili është parashikuar të zhvillohet në katër qarqe: Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Në Tiranë, konkursi do të zhvillohet në ambientet e universitetit mjekësor të Tiranës, 31 Mars, ora 14:00. Ndërkohë, kandidatët e qarkut të Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës do to të zhvillojnë testimin me datë 2 Prill në ambientet e universitetit Ismail Qemali në orën 14:00.

Ndërsa, për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, testimi do të kryhet në universitetin “Luigj Gurakuqi”, në datën 3 Prill, ora 14:00.

Në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, do të zhvillojnë testimin të gjithë kandidatët e qarqeve Elbasan, Berat dhe Korçë me datë 4 Prill, ora 14:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here