Nga Zef Brozi

Politikanëve të korruptuar dhe atyre qytetarëve që protestojnë për të mbrojtur pushtetarët e korruptuar ju them: ndalni sulmet politike kundër prokurorisë që po zgjohet nga gjumi letargjik dhe po fillon të hetojë korrupsionin e pushtetarëve! Ka ikur koha që ju mund të mbroni inkriminin dhe korrupsionin tuaj duke iu kundërvënë organeve të drejtësisë!

Duke shprehur mbështetjen time për prokurorinë dhe gjyqësorin për çdo akt ndëshkimi ndaj pushtetarëve të korruptuar e inkriminuar u bëj apel atyre të fillojnë edhe hetimin e ndëshkimin e ish qeveritarëve të lartë për terrorizmin shtetëror të 21 Janarit 2011, Korrupsionin dhe Tragjedinë e Gerdecit, korrupsionin me CEZ, Tragjedinë e 1997-ës, koncesionet korruptive, grabitjen e tokave dhe pasurive kombëtare, korrupsionin në Rrugën e Kombit dhe krime të tjera të ish qeveritarëve e pushtetarëve. Shqipëria nuk mund të lihet edhe më tej peng i mosndëshkimit të pushtetarëve e ish pushtetarëve të lartë të zhytur në krim e korrupsion!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here