Në një takim me krerët e Dhomave të Tregtive në vend ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se synimi i Diplomacisë Ekonomikë është gjithëpërfshirja dhe një strukturë e qartë organizative.

Takimi u krye në funksion të koordinimit të punës me të gjithë aktorët shtetërorë dhe privatë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kuadër të Diplomacisë Ekonomike.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në fjalën e tij nënvizoi rëndësinë e ndërveprimit mes biznesit dhe shtetit për të promovuar interesat ekonomike të vendit. Bushati u shpreh se ne duhet të tejkalojmë dobësitë strukturore në mënyrë që të mund të promovojmë produktet shqiptare dhe të zgjerojmë tregjet dhe partneritet e Shqiperisë.

Qasja jonë e re ndaj Diplomacisë Ekonomike, synon të jetë gjithëpërfshirëse dhe të bazohet mbi një strukturë të qartë organizative, të ketë një fokus të veçantë te baza e informacionit, komunikimit në kohë sa më të shkurtër, si dhe të drejtohet nga objektiva të qartë e të matshëm.

Zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqenies janë prioritete absolute të qeverisë e në funksion të tyre, MEPJ është angazhuar plotësisht në përmirësimin dhe përshtatjen e shërbimeve tona për sfidat e ekonomisë shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here