Një lajm shumë i mirë vjen sot nga Ambasada Amerikane në Tiranë për të gjithë ata që duan të marrin viza.

Sipas një njoftimi të Ambasadës thuhet se të gjithë ata që duan vizë nuk është e nevojshme të paraqiten disa orë më parë në sportel, por vetëm 15 minuta, që të mos presin në radhë.

“Gëzuar Ditën e Verës! A e dini se duhet të paraqiteni në Ambasadë vetëm 10-15 minuta përpara kohës së caktuar për vizë? Nuk ka nevojë që të vini me orë përpara, apo të prisni në radhë jashtë murit të Ambasadës. Nëse po udhëtoni nga jashtë qytetit dhe jeni herët për takimin tuaj, shkoni në një kafene dhe shijoni një kafe”, njoftimi nga Ambasada.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here