Nga qyteti i Elbasanit, aty ku kabineti qeveritar do të zhvillojë mbledhjen 2 ditore, kreu i qeverisë Edi Rama foli për dy projektet e rrugëve Tiranë-Elbasan dhe Qukës-Qafë Plloçë janë dy projekte skandalize

Për rrugën Elbasan-Tiranë, Rama tha se do të finalizohet brenda këtij viti. “Ne do të marrim përsipër financimin. Rruga është gropa e një marrëzie të shkuar dhe babëzie të freskët. Për marrëzinë e shkuar kanë paguar qytetarët dhe buxheti i shtetit. Shpresoj që për babëzinë e freskët të paguajnë ata që janë në hetim. Ne kemi detyrë dhe do të bëjmë deri në fund të vitit.

Nga Elbasani Rama tha se ky qark do të jetë një prej qarqeve që ka përfitueshmëri më të lartë nga programi i fshatrave turistikë.

”Projekte skandaloze, kontrata skandaloze, menaxhim skandaloz dhe rritje kostosh skandaloze. Sidoqoftë ajo çka ne jemi angazhuar dhe jemi të vendosur të realizojmë është që rruga më në fund të finalizohet brenda këtij viti. Pra të hapet përfundimisht dhe të lidhet Elbasani me Tiranën. Ndërkohë që të ecet me segementin Qukës-Qafë Pllocë”,shtoi më tej kreu i qeverisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here