Montonte lëndë plasëse në dyqanin e celularëve, arrestohet pronari

Një ditë pas ngjarjes në dyqanin e celularë policia ka vënë në pranga pronarin, Gentian Hoxha.

34-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, për shkak të plagëve të marra nga shpërthimi i lëndës plasëse.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në dyqanin e Hoxhës dyshohet se po prodhonte një lëndë plasese me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer. Si pasojë është vetëdëmtuar rënde 34-vjeçari dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materiale proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *