Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka sqaruar dje strategjinë që po ndjek qeveria për punësim gjatë aktivitetit të zhvilluar sot me sipërmarrjen mbi riaktivizimin në tregun e punës të personave që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike.

Sipas Ahmetajt, kjo strategji përfshin pjesën e punësimit brenda Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe trajtimin e rasteve të individëve dhe familjeve që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike dhe që do të duhet të integrohen në punë. Duke e cilësuar ndihmën ekonomike si një instrument mbështetje në moment nevoje, ai shtoi se qeveria po jep dyfishin në këtë kuadër krahasuar me disa vite më parë.

“Ndihma ekonomike nuk është një instrument që jep jetë. Ndihma ekonomike është një instrument mbështetje në një moment nevoje dhe një instrument nëpërmjet të cilit, së bashku me aftësimin për punë, ta nxjerrin nga ajo ndihmë. Ndihma ekonomike nuk duhet dhe nuk është një gjendje e përjetshme e një familje, është një moment tranzitor, patjetër fatkeq në një familje, dhe detyra e qeverisë, detyra jonë, është që jo thjesht të mburremi i dhamë 2, i dhamë 3, sado që i kemi dhënë, ne po i japim dyfishin.”

Duke vënë theksin te familjet në nevojë me ndihmë ekonomike, Ahmetaj ka shpjeguar edhe skemën që parashikon instrumenti që ka prezantuar kryeministri Edi Rama para 15 ditësh.

“Instrumenti presupozon që çdo njeri, anëtar i një familje që sot përfiton nga ndihma ekonomike apo, ka dalë nga ndihma ekonomike së fundmi, përfiton aftësim profesional falas në qendrat e formimit profesional. Madje, shteti, ka këmbëngulur në atë iniciativë Kryeministri, do t’i japë 55 mijë lekë të vjetra në muaj gjatë kohës që ai riaftësohet  për t’u bërë më i punësueshëm.

Pra, një anëtar i familjes, e cila përfiton ndihmë ekonomike, ne i zgjasim dorën në kuadër të Paketës së Solidaritetit dhe i themi: Tani fatkeqësisht ti je i papunë, ajo që ne po bëjmë përtej kuadrit të madh me ty, të vijmë tek familja jote, të marrim vërtet nga dora, të çojmë të të riaftësojmë që të bëhesh më i punësueshëm dhe për këtë ti do të paguhesh gjysmën e pagesës së papunësisë, pra 55 mijë lekë nga 110 mijë lekë që merr një i papunë”, është shprehur Ahmetaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here