Nga Arben Llalla

Jorgos Surlas, kryetar i shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940”, ish-deputet, ish-ministër dhe ish-nënkryetar i Kuvendit të Greqisë botoi një shkrim në gazetën greke “Taxydromos”, më 8 mars, ku ndër të tjera shkruante se është Shqipëria ajo që i ka shpallur luftë Greqisë më 1939, por në shkrimin e tij Surlas që i përket disa organizatave irredentiste greke, të cilat luftojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë nuk sjell asnjë dokument-faksimil të çështjes në fjalë.

Surlas gënjen opinionin, kur thotë se në korrik të vitit 1992, Qeveria Berisha anulloi të gjitha vendimet e regjimit komunist dhe rivendosi ato të qeverisë së Zogut. Kjo është një gënjeshtër ordinere. Asnjë ligj të kohës së Zogut nuk është rikthyer për të funksionuar pas vitit 1990. I rikujtoj Jorgos Surlas se bën mirë të këshillohet me ish-deputetin e partisë së tij, avokatin Aleksandros Lukurezos rreth ligjeve të Shqipërisë së kohës së Zogut, Hoxhës dhe të pas viteve 1990.

Jorgos Surlas është një eksponent që frymon në ambientin nacionaliste ekstremiste me idenë e autonomisë së Vorio Epirit. Fotot që publikojmë tregojnë atë, teksa pozon me flamujt dhe simbolet e Vorio Epirit që kërkon aneksimin e Shqipërisë së jugut deri në Shkumbin. Së bashku me të në foto janë eksponentë të “Agimit të Artë”, Lefter Prifti, drejtues i organizatës “Autonomia e Veriu i Epirit”, Jani Papas, Thomas Kubulis, minoritar nga Saranda, kryetar i shoqatës “Autonomia e Vorio Epirit 1914”.

Mendoj se nazisti Jorgos Surlas nuk mund t’i mbaj leksione shqiptarëve për të drejtat e njeriut, për humanizëm, për demokraci, sepse as në Shqipëri, as në Kosovë, as kudo ku janë shqiptarët nuk ka organizime ekstremiste apo forca politike naziste që të mëtojnë ndryshime të kufijve, bashkimin e përdhunshëm të trojeve nëpërmjet konfliktit të armatosur, luftës, si organizatat greke që mbështet Surlas.

Është mirë që Jorgos Surlas të na japë një mendim se si do të zgjidhet Çështja Çame, ndonjë ide të tij si politikan karriere të gjatë që grekët të flenë të qetë, pa ankthe e frikësime.

Surlas me eksponentë  irredentistë për anaksimin e jugut të Shqipërisë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here