Në shëtitoren buzë detit në qytetin e Vlorës ka ende ujë deti. Dallgët për shkak të stuhisë një ditë më parë e përmbytën shëtitoren e re dhe një pjesë e saj ku ende kryhen punime është shndërruar në pishinë.

Qytetarët shprehin pakënaqësinë e tyre jo me zemërimin e natyrës, por me punimet që ende s’kanë përfunduar.

“Duhet të ishte mbaruar prej kohësh. Janë bllokuar pusetat. S’është normale kjo situatë”, shprehen banorët të Vlorës.

Projekti, i njohur edhe si “Lungomare”, i financuar nga BE-ja me një fond prej rreth 8.2 milionë euro është ndër investimet më të mëdha në qytetin e Vlorës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here