Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka komentuar për herë të parë mundësinë e krijimit të një partie të re, nga të larguarit nga radhët e Partisë Demokratike.

Ai deklaron se partia e drejtuar prej tij, sapo ka përfunduar analizën e brendshme.

“Është e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen politike. Pretendimi që propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Ato nuk shqyrtohen nga kryetari, por nga Kuvendi. Në PD çdokush ka hapësirën për të dhënë idetë e veta. Sulmet ndaj PD dhe kryetarit nuk janë alternative politike. PD vazhdon luftën kundër krimit, drogës dhe kapjes së ekonomisë dhe politikes nga droga e krimi. Prandaj nuk vlejnë sulmet nga kafenetë”, shtoi ai.

Duke iu përgjigjur zërave kundër të PD-së, të eksponentëve të vjetër të kësaj partie, Basha tha se të luftosh kryetarin nuk është ide politike.

“E para duhet tu them që PD sapo ka përfunduar procesin e analizës dhe bëhet gati të hedhë hapin përfundimtar drejt riorganizimit të partisë. E dyta është e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen e tij politike. Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Nuk është kryetari po janë forumet, Kuvendi. Kryetari vetë propozon dhe ka vizionin e tij për ndërtimin, fuqizimin e punës në PD. Ndaj çdokush është i ftuar të japë propozimet për fuqizimin, ndërtimin dhe organizmin e aksionit tonë politik dhe PD. Thënë kjo, sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike, as sulmet ndaj PD në media nuk i shërbejnë demokratëve”, tha Basha.

Ai tha se lufta ndaj krimit është kauzë që do të bashkojë demokratët. “Demokratët kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë kundër krimit dhe kjo është një kauzë që do të bashkojë të gjithë demokratët. As sulmet personal nga kafenetë dhe deklarata e pabazuara. I bëjë ftesë çdokujt që i bashkohet këtyre vlerave, lufta kundër krimit, dekriminalizimit si betejë që e kemi nisur, distancim nga personat me rekorde kriminale, bashkëpunëtor dhe autorë të trafikut të drogës. Unë ftoj kudo që bashkohet rreth këtyre vlerave në një proces të hapur, modern dhe europian nga e cila PD do të ndërtojë alternativën jo thjesht të pushtetit për nesër, po të një transformimi të madh politik të vendit, 28 vjet pasi është krijuar PD e ka përmbushur shumë misione të rëndësishme. Tani i takon dhe do të kryejë një tjetër mision për ta sjellë politikën shqiptare”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here