Bizneset e vogla në TVSH, nisin trajnimet e subjekteve pranë tatimeve

Duke nisur nga kjo e hënë, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë nisi sesionin e trajnimeve për subjektet që do të përfshihen në skemën e TVSH-së, duke filluar nga data 1 Prill 2018.

Këto trajnime do të vazhdojnë deri në fund të muajit Qershor dhe do të shtrihen në të gjitha drejtoritë rajonale.

Të gjithë bizneset e vogla, të cilat kalojnë pragun e qarkullimit prej 2 milionë lekësh në vit e plotësojnë këtë kriter ligjor dhe regjistrohen për tatimin 20% të TVSH.

Përmes këtyre trajnimeve, bizneset do të mund të njihen hollësisht me procedurën që duhet të ndjekin në përmbushje të detyrimeve ligjore, konceptet e përgjithshme të TVSH-së, plotësimin dhe afatet e deklarimit të TVSH-së, librave të shitjes dhe blerjes, plotësimin dhe deklarimin e këtyre librave, plotësimi i një fature tatimore etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e tyre dhe të marrin informacionin e nevojshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *