Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se ekonomia është në rritje, ndërsa hidhet baltë pasi përpara kemi hapjen e negociatave dhe po bëhet çdo gjë për të nxirë realitetin shqiptar.

Ahmetaj tha se ekonomia shqiptare ka një rritje prej 3.9 përqind, ndërsa kjo rritje ka ardhur nga zhvillimi i sektorëve.

“Duhet të theksojmë se ekonomia shqiptare sot rritet me 3.9 përqind në 9 muajt e vitit 2017. Ekonomia e vendit pritet të ndjekë një trajektore rritëse të qëndruese dhe kështu parashikohet të jetë edhe viti 2018, i cili pritet të mbyllë diferencën e potencialit ekonomik. Kjo rritje ka ardhur nga zhvillimi i sektorëve, të gjithë sektorët janë në rritje me përjashtime shumë të vogla. Rritja ekonomike efekt pozitiv direkt nga eksportet. Varfëria është një problem i madh për Shqipërinë dhe rajonin. Por të merresh me të varfrit është infantile, por të merresh me atë që e shkakton varfërinë është e nevojshme. Në 2012 varfëria ka arritur kulmin, sipas raporteve të Bankës Botërore dhe shifrat janë kokëforte. Konsumi i popullatës është rritur me 3.5 përqind. Ndërtimi është financuar nga rritja e kredisë me 67 përqind. Huat e reja për pasuritë e paluajtshme janë rritur me 8 përqind. Lejet e ndërtimit, ka ca baza për të dhënë lejet e ndërtimit. Vlera e lejeve të ndërtimin në 2017 është 260 milionë dollarë, sipas INSTAT. Vendi nuk është më aq i varfër sa ka qenë në 2012, ka shumë nevojë në punë, por e vërteta e shifrave është kjo”, tha ministri Ahmetaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here