Plumba në qendër të Fierit; tre në pranga për grabitjen që plagosi dy vetë

Policia ka arrestuar tre persona si autorë të grabitjes së një pike këmbimi valutor në qytetin e Fierit, duke lënë pas dy persona të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Informacioni zyrtar i policisë bën të ditur se të arrestuarit janë Zini Fyraj, 37 vjeç nga Sevaster i Vlorës, Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Rreth orës 10:55 në vendin e quajtur “Zogu i Zi” Fier të tre këta persona nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur dy persona, pronari i exchange, G.H, 64 vjeç dhe një shtetas tjetër që ndodhej aty pranë, A.V, 53 vjeç.

Të dy të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 879 JG që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë. Njëri prej tyre në përpjekje për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz, po u arrit të kapej.

Pas ndjekjes u kap autori i dytë në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz.

Policia ka sekuestruar çantën me paratë që u vodhën në exchange. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *