Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare: Ulen primet e sigurimeve

 

Të ardhurat e kompanive të sigurimit për janarin 2018 kanë shënuar rënie. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vlerëson se primet e shkruara bruto në totalin e tyre regjistruan vlerën 1.2 miliardë lekë në muajin e parë të vitit. Kjo shumë është 1.59 për qind më e ulët se janari i vitit të kaluar.

Por ndërkohe krejt e kundërta ka ndodhur me numrin e kontratave e cila është në rritje në raport me një vit më parë. Pavarësisht rënies së të ardhurave kompanitë e sigurimit kanë rritur pagesat e tyre për dëmet që mbulohen nga siguracionet. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare  dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 317 milionë lekë (rreth 2.3 milionë euro, 1 euro = 137 lekë), ose 9.76% më shumë se në janar 2017.

Pjesën më të madhe të dëmeve e zënë ato motorikë dhe konkretisht përgjegjësia ndaj palëve të treta (klasa 10) me një vlerë 179 milionë lekë, çka në raport me një vit me parë rezulton me një rritje të pagesës prej 37 për qind. Ajo që vihet re është ulja me të paktën 69 për qind e pagesës për dëmet që vijnë nga zjarri dhe dëmtimet e tjera në pronë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *