Tendenca më e re në tregun e mikrokredisë janë produktet që mundësojnë financim në kohë të shpejtë, deri në 10 minuta. Kompania e parë e fokusuar në këtë segment të tregut, Iute Credit, tashmë ka arritur volume të konsiderueshme, me 23 mijë klientë dhe rreth 7 milionë euro portofol kredie.

Së fundmi, janë licencuar dy kompani të tjera që veprojnë sipas të njëjtit model, Kredo dhe Mogo, ndërsa në proces licencimi është edhe një e katërt. Drejtori i përgjithshëm i Iute Credit, Akan Ajdini, shpjegon në një intervistë për Tv Scan se sekreti  këtij modeli biznesi qëndron te ulja në minimum e procedurave burokratike dhe kohës së miratimit të kredisë.

Këto kredi kanë norma interesi shumë të larta krahasuar me bankat apo kompanitë klasike të mikrofinancës. Zoti Ajdini shpjegon se kostot e kredisë i bëhen plotësisht të qarta klientit, ndërsa normat e larta të interesit janë të lidhura me një rrezik më të lartë që merret përsipër duke dhënë kredi në kohë kaq të shkurtër.

Kreditë e dhëna nga këto institucione kanë interesa mjaft të lartë, mesatarisht rreth 80% me bazë vjetore.

Megjithatë, drejtuesit shpjegojnë se për shkak se shumat e kredisë janë të vogla dhe afatet e maturimit janë shumë të shkurtra, në vlerë absolute interesi i paguar justifikon shpejtësinë me të cilin klienti siguron financimin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here