Nga bankat, te kompanitë e sigurimit, te ato të ndërtimit apo të lojërave të fatit. Muaji janar ka shënuar një rritje të fortë të padive ndaj tatimeve nga ana e bizneseve. Janë rreth 70 kompani që gjatë këtij muaji i janë drejtuar gjykatave për të kontestuar mbivlerësimet e xhirove të bëra nga tatimet bashkë me gjobat e penalitetet përkatëse.

Të dhënat zyrtare të proceseve gjyqësore kundër tatimeve për muajin janar rezultojnë shumë të larta duke parë se në total, më 31 dhjetor, numri i subjekteve që gjendshin në procese gjyqësore me tatimet ishte 349.

Bie në sy numri shumë i lartë numri i bizneseve të mëdha që kanë ngritur padi ndaj Drejtorisë së tatimpaguesve VIP. Numri i tyre është rreth 60 dhe në listë janë të përfshira disa prej kompanive me mjaft peshë në jetën ekonomike të vendit.

Ato i kërkojnë Gjykatës shfuqizimin e gjobave të kripura prej miliona lekëve, apo shfuqizimin e xhirove të caktuara pa të drejtë nga tatimet.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here