Vende të lira pune në administratë! Bëhet fjalë për Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, strukturë kjo e ngritur nga Ministria e Brendshme.

Pas miratimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e kësaj strukture si dhe mbi të gjitha me qëllim përzgjedhjen e ekspertëve në të mirë, njoftohen të gjithë personat e interesuar të aplikojnë përmes një kërkese me shkrim drejtuar Ministrisë së Brendshme.

Afati i fundit i aplikimit është brenda datës 2 Mars 2018, ndërsa mësohet se vendet vakante nisin nga Specialist, deri në Drejtor i Përgjithshëm.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit duhet të bashkëngjisin dokumentet:

– Jetëshkrim;

– Fotokopje e diplomës;

– Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);

– Çdo dokumentacion që vërteton eksperienca të tjera punësimi brenda ose jashtë vendit, të lëshuar nga punëdhënësi;

– Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Kandidati i interesuar duhet të plotësojë kriteret:

– diplomë në Shkenca Ekonomike/Juridike;

– të përmbushë kriteret e përgjithshme të punësimit në Administratën Publike;

– të mos jetë përjashtuar nga Administrata Publike me masë disiplinore;

– të ketë përvojë pune në administratë publike;

– të ketë integritet të lartë profesional e moral;

*Përvoja në prokurime përbën përparësi për kandidatët;

Eksperienca Pune:

Drejtor i Përgjithshëm: Të ketë jo më pak se 10 vite punë eksperiencë në Administratë Publike, 3 në nivel drejtues;

Drejtor Drejtorie: Të ketë jo më pak se 7 vite punë eksperiencë në Administratë Publike, 2 në nivel drejtues;

Përgjegjës Sektori: Të ketë jo më pak se 3 vite punë në Administratë Publike;

Koordinator: Të ketë jo më pak se 3 vite punë në Administratë Publike;

Specialist: Të ketë jo më pak se 1 vit punë në Administratë Publike.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen:

– në adresën elektronike: ministriaebrendshme@gmail.com

– ose në adresën postare: Ministria e Brendshme – Sheshi ‘Skënderbej’, nr.3 – Tiranë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here