Kur një rrethanë financiare pengon tatimpaguesin për të paguar në afat detyrimet tatimore, ai mund të lejohet të lidhë në çdo kohë marrëveshje pagesë me këste. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka unifikuar procedurën e pagesës së borxhit tatimor me këste. Tatimpaguesi, duhet të vërtetojë që është në kushtet e pamundësisë financiare për të paguar të plotë detyrimin tatimor, si dhe të tregoje që pavarësisht nga rrethana financiare, ai është në gjendje të përmbushë marrëveshjen.

Dokumentet që duhen

  1. Kërkesë me shkrim.
    2. Dokument pagese për 20% të vlerës së detyrimit ose garanci bankare (Dokumenti i pagesës paraqitet nga subjekti në rastin kur Tatimpaguesi e kërkon këtë shërbim menjëherë ose pas një elite që ka kryer pagesën e 20%).
    3. Karte identiteti.

Hapat e procedurës:

-Dorëzohet kërkesa me shkrim pranë DRT përkatëse .
-Punonjësi përgjegjës verifikon situatën e tatimpaguesit.
-Hartohet marrëveshja sipas kushteve përkatëse .
-Tatimpaguesi detyrohet të paguajë menjëherë të paktën njezet për qind të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja ose të vendosi garanci bankare .
-Afati i ofrimit të shërbimit; 10 ditë kalendarike .

Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të detyrimeve tatimore të papaguara. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të, vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste.
 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here