Sektori i industrisë nxjerrëse është ai që ofron pagat më të larta në vend, por jo e njëjta gjë vlen për shpërblimet. Ndërmarrjet vendosin një fond të veçantë për trajtime dhe shpërblime për punonjësit e tyre. Në terma absolutë, por edhe në raport me numrin e punonjësve, sektori që shpërblen më shumë me bonuse punonjësit është ai i energjisë elektrike, ujit dhe trajtimit të mbetjeve, shkruan scan.tv duke përpunuar të dhënat.

Kompanitë në këtë sektor vendosin në dispozicion 9.7 milionë euro në vit në këtë zë. Kjo përkthehet në 39.2 euro shpërblim në muaj për çdo punonjës mesatarisht. Kompanitë e këtij sektori zënë 1/3 e fondit total të kompanive për shpërblimet.

Me diferencë të ndjeshme ndjek industria nxjerrëse, me 11.5 euro në muaj, transporti dhe komunikacionin me 10.7 euro në muaj, tregtia me 3.05 euro në muaj, akomodimi dhe ushqimi me 1.9 euro, ndërtimi me 1.4 euro dhe në fund fare industria përpunuese me vetëm 1.2 euro në muaj për punonjës.

Industria përpunuese në pjesën dërrmuese i referohet manifakturës dhe punës në fabrika. Në total ndërkohë, ndërmarrjet në Shqipëri deklarojnë 28.5 milionë euro fond për trajtime dhe shpërblime, çka përkthehet në vetëm 5.09 euro në muaj për çdo punonjës mesatarisht. Pra, diferenca mes sektorëve është deri në 40-fish.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here