Policia parandalon konfliktin, arrestohen dy persona

Policia e Kurbinit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy personave, duke i vënë në pranga.

Të arrestuar janë Ilir Marku, 34 vjeç dhe Ernest Gjonaj, 37 vjeç.

Iliri bashkë me të atin, N. Marku, 69 vjeç, për motive banale janë konfliktuar me Gjonajn, duke e goditur më pas me sende të forta dhe duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Ndërhyrja e menjëhershme Policisë, parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes tyre. Gjithashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e E.Gjonaj, Policia gjeti dhe sekuestroi një qese me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit E.Gjonaj për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Ndërsa në ngarkim të shtetasëve I.Marku dhe N.M., për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nent 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *