Një 28-vjeçar shqiptar nuk i ka shpëtuar dot lehtë një kontrolli rutinë të antidrogës në Montecosaro të Italisë.

28-vjeçarit me iniciale A.B, i cili ngiste një automjet tip ‘Lancia Y10’, i është gjetur në brendësi të xhaketës një sasi prej 6 gr marihuanë, çka shty policinë italiane të kryente një kontroll të detajuar në banesën e tij.

Pikërisht në strehën e tij u zbuluan sasi të tjera droge, ndërsa karabinierët gjetën edhe dy çelësa për dy garazhe në një godinë në Montecosaro.

Këto garazhe ishin përdorur si laborator për përpunimin e narkotikëve dhe magazinë për ruajtjen e dozave të marihuanës dhe kokainës.

Policia ka gjetur në garazhin e parë një qese që përmban 9 pako marihuanë të mbyllur, me një peshë totale prej 9.07 kg dhe 6 pako kokainë me peshë rreth 4.6 kg.

Ndërkohë në garazhin tjetër u gjet edhe 1 kg marijuanë si dhe 400 gram kokainë, por edhe 4 kg substanca që shërbejnë si përzierës, dy peshore elektronike, një tharëse dhe një  kromatograf.

Shqiptari u prangos menjëherë dhe ndodhet në burgun Montacuto në Ancona.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here