Fier, 32-vjeçari prej orës 12:00 në shtyllën e tensionit, refuzon të zbresë
Policia e Fierit është alarmuar, pasi një 32-vjeçar në fshatin Varibob, prej orës 12:00 të mesditës ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë dhe refuzon të zbresë.
Uniformat blu dhe OSHEE kanë vepruar menjëherë duke ndërprerë energjinë elektrike, me qëllim shmangien e kontaktit të shtetasit me iniciale A.L., me korentin.
A.L sipas njoftimit të policisë së Fierit, dyshohet se vuan nga sëmundja e epilepsisë. Efektivë të policisë ndodhen në vendngjarje dhe po negociojnë me të, në mënyrë që ta bindin që të zbresë në tokë.
Në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca.